Ka përfunduar protesta e 81 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”; “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”, protestuesit pas fjalimeve para Kryeministrisë, marshuan në rrugët e Tiranës.
Për 81 ditë me radhë, protesta nuk ka ndaluar, shqiptarët janë shprehur të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës.
Ata theksojnë se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është një kërkesë e panegociueshme.
