Përgjatë kësaj të diele, vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell.

Dita do të jetë e kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Vranësira të lehta dhe kalimtare priten të shfaqen vetëm në zonat malore lindore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje – veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës era pritet të forcohet duke arritur shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detin Adriatik dhe atë Jon do të jetë mesatar, i forcës 2 deri në 4 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb