Ditën e sotme, bulevardi përpara Kryeministrisë ka parë sërish tone të ashpra e mesazhe të prera nga qytetarët që protestojnë prej më shumë se një muaji.

Gjatë tubimit, një qytetare ka marrë fjalën duke u ndalur te problemet e mprehta të pronave, ndarjes së zonave dhe ligjeve që sipas saj po dëmtojnë rëndë popullin shqiptar, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Në fjalën e saj, protestuesja bëri një analizë të shkurtër duke mos kursyer as gabimet e së shkuarës politike, por duke nënvizuar se sot rreziku kryesor dhe njeriu që duhet të ikë është Edi Rama.

Protestuesja akuzoi kreun e ekzekutivit për vendimmarrje që cenojnë interesat e qytetarëve dhe territoreve të vendit, duke deklaruar se ai e ka humbur legjitimitetin për t’i përfaqësuar.

“Rama duhet të ikë për zonat që po u jep të tjerëve! Jemi në një mendje, ai duhet të japë dorëheqjen. E them ‘ai’ sepse Rama nuk është më kryeministri ynë! Na ka tërhequr zvarrë me ligjet e tij! Nuk e duam më!”, deklaroi ajo me tone të revoltuara përpara turmës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb