Një prej momenteve që ka ngritur peshë turmën në ditën e 37-të të protestës përpara Kryeministrisë, ka qenë fjalimi i një të moshuari. Me zërin që i dridhej plot revoltë e, ai ka lëshuar akuza tejet të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “tradhtar të kombit”.

I moshuari ka zgjedhur që fjalën e tij t’ua dedikojë të rinjve të shumtë që kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke bërë një lojë fjalësh me sloganin e partisë në pushtet.

Pa kursyer asnjë epitet, ai shpërtheu ndaj kreut të qeverisë, duke e akuzuar se po shet interesat e qytetarëve shqiptarë për përfitime personale dhe pushtet.

“Rama është kriminel e maskara! I ka të gjitha poshtërsitë. Mbi të gjitha, është tradhtar i kombit që bën pazar me popullin! I ka të gjitha të këqijat,” deklaroi i moshuari mes duartrokitjeve dhe thirrjeve miratuese të protestuesve.

Në mbyllje të mesazhit të tij, ai iu drejtua brezit të ri, duke parë tek ata të vetmen shpresë për të shpëtuar vendin nga ajo që qytetarët e konsiderojnë si një regjim.

“Ju jeni e ardhmja e këtij kombi! Ju jeni Rilindja e vërtetë, jo rilindja e Edi Ramës”, tha ai drejt të rinjve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb