Protestuesit kanë nisur marshimin nga Kryeministria në rrugët e kryeqytetit. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk është në shitje”, janë këto thirrjet e qytetarëve.
Me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, “Arresto Ballukun!”, dhe duke kërkuar rrëzimin e asaj që e cilësojnë si “klikë qeveritare”, protestuesit janë vënë në lëvizje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të sistemit politik.
