Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Krujë, ku një automjet tip Fiat është dëmtuar pasi në të ishte vendosur një sasi tritoli.

Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie të zonës, ku dyshohet se është filmuar autori i ngjarjes. Sipas pamjeve paraprake, personi ka vendosur lëndën plasëse pranë automjetit dhe më pas është larguar në këmbë.

Autori kishte veshur rroba të errëta, në tentativë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se sasia e tritolit ka qenë e vogël dhe pista kryesore që po verifikohet është ajo e një konflikti të mëparshëm. Dyshohet se shpërthimi mund të ketë shërbyer si një mesazh paralajmërues ndaj pronarit të automjetit, për shkak të konflikteve të mundshme mbi pronësinë.
Dervish Guni ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, dhe nuk ka ka idenë pse ka ndodhur ngjarja dhe as për autorët.
Megjithatë, policia po heton një konflikt të mundshëm pronësie. Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e vendosur në pjesën e kofanos.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb