Akordi është arritur me Kaljarin. Atalanta transferon Xhanluka Gaetanon për 12 milionë euro dhe dy milionë të tjera që do të përfshihen në bonuse.
Largimi i mesfushorit nga Kaljari bën që emri i Kristjan Asllanit të qarkullojë sërish. Ky i fundit shikohet si alternativë për të zëvendësuar pikërisht Gaetanon.
Atalanta kërkonte 18 milionë euro për Gaetanon, por klubi tjetër i Seria A ia doli të mbyllë me sukses negociatat. Ky është edhe transferimi i parë i merkatos së verës, ndërsa testet mjekësore priten nesër.
Asllani duhet të largohet nga Interi. Zikaltërit po presin ofertën më të mirë, ndërsa Turqia dhe Arabia Saudite janë përmendur po ashtu si destinacione të mundshme.
