Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, u shfaq i zhgënjyer, pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës në Botëror.

“Përdorimi i VAR-it në këtë mënyrë(i referohet golit të anuluar) është ajo që gjeneron frustrim midis tifozëve, sepse duket sikur ata gjithmonë duan të gjejnë një mënyrë ose një arsye për të anuluar golat. Në vend që të flasin për golin e Egjiptit, të gjithë po flasin për gjyqtarët”.

“Vendime të tilla mund të ndryshojnë të gjithë rrjedhën e një Kupe Bote. Nuk pajtohem plotësisht me atë vendim. Është një ndeshje eliminuese dhe ata anuluan një gol shumë të rëndësishëm për diçka që, sipas mendimit tim, nuk e justifikon anulimin e tij”.

Ai vazhdoi: “Ndoshta donin t’i mbanin kampionët e botës në lojë? Ndoshta donin që Messi të qëndronte në garë? Në futboll, ndonjëherë ka faktorë të jashtëm që shkojnë përtej aspekteve teknike. Kampionët e botës morën mbështetje në të gjitha nivelet. I thashë gjyqtarit se ajo që po ndodhte nuk ishte e drejtë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb