Nga CNN turk

Samiti i Liderëve të NATO-s, i cili vijoi me takime të rëndësishme në ditën e dytë dhe të fundit të tij, përveç zhvillimeve kryesore politike, solli edhe momente interesante. Gjatë fotos tradicionale të përbashkët të liderëve, vëmendje tërhoqën bisedat dhe reagimet mes tyre, të cilat nisën veçanërisht me hyrjen në sallë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Liderët pjesëmarrës në Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, i zhvilluar në Kompleksin Presidencial në Ankara, realizuan foton zyrtare të përbashkët.

Atletet e Ramës
Ndërsa shumica e liderëve kishin zgjedhur kostume të errëta të shoqëruara me këpucë klasike të zeza, atletet e bardha të veshura nga Edi Rama tërhoqën menjëherë vëmendjen.

Atletet E Rames
Atletet E Rames

Teksa liderët po zinin vendet për foton zyrtare, me hyrjen e Ramës në sallë me atletet sportive nisën edhe komentet mes të pranishmëve.

Rama Atletet
Rama Atletet

U vu re se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, iu afrua kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe i tha diçka në vesh. Në të njëjtin moment, Merz dhe Rama u panë duke qeshur së bashku.

Pas këtij momenti, Mitsotakis u kthye nga ana tjetër dhe shkëmbeu disa fjalë edhe me kryeministrin hungarez Peter Magyar.

Më pas, për shkak të gjatësisë së tij, Ramës iu kërkua të dilte një shkallë më përpara. Pak çaste më vonë ai kuptoi se pozicioni nuk ishte i duhuri, ndaj u ngjit edhe një shkallë tjetër, duke u vendosur në rreshtin pranë Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Rama Atletet1

Në atë moment, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pa duke i treguar Presidentit amerikan Donald Trump atletet e bardha të kryeministrit shqiptar. Trump hodhi një vështrim të shkurtër në drejtimin e treguar nga Rutte dhe më pas e ktheu kokën, duke vijuar të priste fillimin e fotos.

Rutte Trump Atletet E Rames
Rutte Trump Atletet E Rames

Trump kaloi pranë Melonit pa u përshëndetur
Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen gjatë vendosjes së liderëve për foton zyrtare ishte kalimi i Donald Trump pranë kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Dy liderët, të cilët kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes për debatet publike, kaluan pranë njëri-tjetrit pa shkëmbyer përshëndetje apo bisedë.

Trump Meloni1
Trump Meloni1
Trump Meloni
Trump Meloni

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb