Përmbysje e çmendur në Botëror! Argjentina mposhti Egjiptin me shifrat 3-2, pasi ishte në disavantazh me dy gola, duke prerë biletën për në çerekfinale pas një fundi spektakolar të takimit.

“Ikona” Ledio Pano tha në Botërori Amerikan:

“Ekipet në përgjithësi kur janë në disavantazh, shkojnë dhe sulmojnë. E rëndësishme është që të mos pësosh gol. Në qëndër, po të shikosh, Argjentina ka problematika.

Gabimet u bënë në tërësi dhe jo vetëm nga mbrojtja. Është edhe mesfusha, 2-3 lojtarë nuk janë në gjendjen e tyre. Edhe në këtë ndeshje, pavarësisht se lojtari i Liverpool ishte më mirë, prap Mac Allister nuk ishte ku duhej.

Ka ndryshim të madh mes Messit dhe Ronaldos. Ronaldo është talent që është bërë duke punuar, Messi e ka në gen”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb