Prej më shumë se një muaji shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe fundin e modelit politik që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin.
Një pensionist ka protestuar në një mënyrë të veçantë, duke i dhënë “kartonin e kuq” kryeministrit Rama si një shenjë për t’u larguar.
“Protestojmë për një mijë e një të zezat e Ramës.Kemi vendos me i dhënë një karton të kuq Edi Ramës. Është i përjashtuar për mos me luajtur më kurrë më për Shqipërinë. Është i dënuar prej popullit shqiptar, prej Europës dhe gjithë botës.
Zbatoni ligjin e kartonit të kuq, ta vëmë në jetë. Pensionistët shqiptarë janë të lodhur. Janë edhe të frikësuar. Ato i japin. Paratë e pensionit nuk na dalin as për ilaçe, kurse 10 mijë euro me lan makinën Balluku”, tha qytetari.
