Situata në kryeqytet po intensifikohet në këtë ditë të 39-të radhazi të qëndresës qytetare. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, nga ku ka nisur edhe marshimi i madh përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me pankarta në duar dhe të organizuar, qytetarët po marshojnë drejt selisë së Kryeministrisë, ku edhe do zhvillohet protesta kryesore e mbrëmjes së sotme.
Ajo që bie në sy gjatë këtë marshimi janë thirrjet e njëpasnjëshme të turmës, të cilat këtë herë kanë shënjestruar liderët e të dyja kampeve politike.
Përgjatë rrugës, protestuesit dëgjohen të thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg!”, duke shprehur kështu revoltën e tyre ndaj të gjithë klasës politike tradicionale në vend.
