Përgjegjësja e Departamentit të Financë Bankës në Univeristetin Luarasi, Zhaklina Dhamo e ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos ka folur për “London School of Economics”

Ajo tha se kjo ka qenë një ëndërr, por edhe një sfidë pasi duhet të njoheshin me kurrikulat dhe mënyrën e zhvillimit të provimit.

Dhamo deklaroi se kjo ishte një sfidë sepse janë degë të financës që edhe në botë janë të reja, por një diplomë e tillë të hap shumë mundësi.

 

“Për ne ka qenë ëndërr, sepse nuk e kishim mundësinë për në Londër, kur mbaruan. Ne e nisim nga Tirana drejt Londrës. Edhe për ne ishte për  herë të parë për mënyrën sesi do të zhvilloheshin provimet, vështirësia e gjuhës, si bëhej mësimi dje më pas sesi do të shkonin studentët sesi do të dilnin në provime.

Ishte sfidë dhe rrugëtim i bukur. Kur flasim për diçka moderne ne e sjellim si një financë që shkon drejt investimeve, bankës së të dhënave, inteleigjencaës artificiale, janë të vështira edhe për botën sepse janë të reja.

Provimet, mënyra sesi i përgatisnin, mënyra sesi argumentoheshin përgjigjet, terminologjia e financës ishte e vështirë.

Një diplomë e marrë me atë brand të jep mundësinë të ndihesh i barabratë. Ata që qëndrojnë në Shqipëri i japin Shqipërisë një frymë të re në fushat e financës.

Është mundësi e mirë për ne si në kërkimin shkencor dhe shkëmbimin akademik.

Jemi qendra e Ballkanit për këtë lloj programi, jemi një ERTC, për “London School of Economics”,

Kemi akses në bibliotekat dhe sistemet  e tyre virtuale.

Londra solli përfaqësues profesorin e statistikës si në mënyrën sesi do të bëhej provimi ashtu edhe në mësimdhënie.

Ata ofronin përveç provimit përfundimtar, pyetje me alternativa dhe ne duhet t’i mësonim studentët me këtë metodë”, tha Dhamo.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb