TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një prej qytetarëve të pranishëm në tubim ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke deklaruar se sipas tij qytetarët janë të revoltuar dhe kërkojnë ndryshim.

“Po shkunden themelet e Parlamentit, po dridhen zyrtarët nëpër zyra. Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur, shtypur dhe na kanë larguar nga vendi”, u shpreh protestuesi.

Ai deklaroi se qytetarët janë ngritur për të kërkuar një ndryshim të situatës politike në vend.

“Populli është zgjuar dhe flaka do t’i bjerë këtyre. Në datën 11 Shqipëria do të ngrihet, shqiptarët kërkojnë revolucion”, tha ai.

Protesta është pjesë e tubimeve të zhvilluara në javët e fundit kundër qeverisë, ku qytetarë të shumtë kanë kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb