Mbreti Charles III ka zhvilluar një takim privat me djalin e tij, Princin Harry, në një ribashkim familjar ku ishin të pranishëm edhe Mbretëresha Camilla, Meghan Markle dhe dy fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet.

Sipas raportimeve të mediave britanike, ky është takimi i parë i monarkut me familjen e plotë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, si dhe me nipërit e tij, që nga viti 2022.

Burime të Daily Mail bëjnë të ditur se takimi u zhvillua pasditen e së premtes në rezidencën rurale të Mbretit në Gloucestershire, pak përpara vizitës së planifikuar të Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një takim tërësisht privat familjar, ndaj nuk do të publikohen fotografi apo detaje zyrtare nga Pallati Mbretëror.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: