“Lidhur me 1 mln eurot që i adresohen 3 koncerteve, pa asnjë procedurë normale, në një përpjekje të hapur për të shfrytëzuar të 3 koncertet si oportunitet korrupsioni”.

Kështu deklaronte kryeministri Edi Rama për organizimet që bëheshin në kohën kur ai ishte në opozitë. Ishte ish-kryeministri Berisha ai që publikoi një reagim të kryeministrit aktual, të vitit 2012, ku ai denonconte organizimin e tre koncerteve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Vite më vonë, teksa është në pushtet, Rama sot mendon dhe vepron ndryshe. Me një të rënë të lapsit, pa asnjë transparencë, mori nga fondet e emergjencave 4 milionë euro për të financuar koncertin e Kanye West që mbahet sot në Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: