Spanja është gjysmëfinalistja e radhës e Botërorit. “Furia e Kuqe” mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 në një çerekfinale të luftuar deri në minutat e fundit, duke siguruar biletën për në katërshen më të mirë të turneut.
Trajneri Shpëtim Duro tha në Botërori Amerikan:
“Unë e shikoj në këndvështrim tjetër, nuk ka ndeshje të lehta. Po t’i referohemi ka patur kontroll dhe me gjithë treguesit teknik ka qënë superiore. Gjithsesi, ka patur probleme.
Belgjika ka lojtarë me përvojë, që do prisnin këtë moment. Dihej që do dilnin, shfrytëzuan këtë moment. Goli i barazimit tronditi pak Spanjën, por i jep moral rivalit. Belgjika në pjesën e dytë pati më shumë kundërsulme”.
