Spanja vazhdon ëndrrën botëror. Iberikët triumfuan 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale, falë një goli vendimtar në fund të takimit, duke prerë biletën për në gjysmëfinalen e Botërorit dhe duke konfirmuar statusin si një nga favoritët për trofeun.
“Ikona” Ledio Pano theksoi në Botërori Amerikan:
“Nuk e prisja këtë Belgjikë kaq të ndërtuar mirë nga trajneri. Më pëlqeu Belgjika, nëse Courtois nuk do dilte, ndeshja do shkonte në shtesa.
Po ta marësh, edhe Spanja nuk krijoi shumë. Kjo Spanjë nuk ma mbush mendjen se mund ta përballojë Francën. Nuk kemi parë Spanjën e para dy viteve.
