Prej 42 ditësh vijon protesta kundër kryeministrit Edi Rama, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e të gjithë kastës së korruptuar politike.
Protestuesit nuk kanë kursyer as presidentin e Republikës Bajram Begaj, ndërsa kanë vijuar me thirrjet “Bajram Begaj, t*r”.
Protestuesit kanë akuzuar Presidentin Begaj për heshtjen e tij ndërsa Shqipëria zien nga protestat dhe korrupsioni.
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa shprehen të vendosur se nuk tërhiqen deri në largimin e Edi Ramës
“Parlament i krimit”, “PS-PD, këlyshë komunistësh” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet e protestuesve gjatë ndalesës së tyre më herët para Kuvendit.
