Pas grumbullimit masiv në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit janë nisur në marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Bulevardi kryesor i Tiranës është pushtuar nga një lumë njerëzish, ndërsa thirrjet e tyre për ndryshim po ushtojnë në mbarë qytetin.
Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, në ballë të turmës dëgjohen qartë thirrjet unanime: “Shqipëria kërkon Revolucion” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen”, duke çuar një mesazh të prerë dhe të panegociueshëm drejt kreut të qeverisë.
Kjo është dita e 43-të radhazi e qëndresës qytetare kundër qeverisë. Në këtë marshim masiv, mijëra shqiptarë po kërkojnë jo vetëm rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe shkuljen e të gjithë klasës së vjetër politike që ka bashkëqeverisur në kurriz të popullit për dekada me radhë.
