Një i ri ka marrë fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, duke hedhur akuza të rënda lidhur me fondet publike që shkojnë për projektet e teknologjisë dhe digjitalizimit, si dhe duke sulmuar drejtpërdrejt kreun e qeverisë.

Në fjalën e tij, ai denoncoi shifrat e një projekti të ri dhe mungesën e transparencës për satelitët e nisur në hapësirë.

“Në Shqipëri po ndërtojnë një data center ku do merren 100 mln euro të thata. Ky këtu që i thotë vetes mbret, por është mbreti i domateve e vezëve. Me firma e kontrata ato 100 mln euro shkojnë mbi 200 mln euro! Ku janë satelitët Albania 1 dhe 2? Janë zhdukur shumë lekë! Janë vetëm 500 mln euro të zhdukura me teknologji!” u shpreh ai.

Më tej, i riu krahasoi këto shpenzime me mungesën e mbështetjes financiare për shtresat në nevojë dhe sektorët jetikë të vendit.

“Sa të pasur paskemi qenë! Zoti ju dënoftë, paskemi qenë të pasur vetëm për këtë, jo për pensionistët, për shëndetësinë!” përfundoi protestuesi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb