Një protestuese e ardhur nga Belgjika ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke denoncuar shpenzimet e qeverisë për aktivitete argëtuese në raport me gjendjen e shëndetësisë dhe duke kërkuar heqjen e imunitetit për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Në fjalën e saj, ajo tregoi se prej sa vitesh jeton jashtë vendit dhe shpjegoi arsyen e pranisë së saj në shesh.
“Jetoj prej 27 vitesh në Belgjikë. Jam këtu sot për të protestuar! Edi Rama jep 4 milionë euro për një koncert, ndërsa shqiptarët nuk marrin dot shërbim shëndetësor!” u shpreh ajo.
Më tej, protestuesja kërkoi që drejtësia dhe hetimet të përqendrohen te zyrtarët e lartë shtetërorë dhe jo te reagimet e qytetarëve.
“Nëse do të hetosh review që lë populli në biznese të caktuara, hiq imunitetin e Ballukut që të hetohet ajo!” përfundoi protestuesja.
