Eksperti i IT-së, Gent Progni, në protestën e 45-të para kryemistrisë, preku tema të ndryshme. Progni u shpreh se pavarësisht se sonte luhet gjysmëfinalja e Botërorit, njerëzit në shesh janë të shumtë.
Ai falenderoi në mënyrë ironike edhe dy eksponentët e PS, Taulant Balla dhe Sara Mila.

“Më erdhi një denoncim dje nga një familje, kishte kapur ministren e Shëndetësisë në aeroport me çant 6 mijë euro. I kishte thënë që sapo shtove dy njerëz të ri në protestë dhe ajo i ishte kthyer me të qeshur, plot arrogancë.
Dua të falenderoj dy influencerët e mi të ri. Taulant Ballën dhe Sara Milën, që nuk kanë lënë televizion dhe parlament pa më përmendur. Faleminderit Milës që është aty me votat e kriminelëve. Batanijet në burgje kishin dy muaj pa u larë, interesohu për votuesit e tu.
I them Ministres së Shëndetësisë që shit çanten dhe çoje për donacion.
Faleminderit edhe tayre që u mërzitën për atë të sufllaqeve. Sot, duke parë që është gjysmëfinalja e Botërorit, prap ka njerëz”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb