Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një marshimi të gjatë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët marshuan drejt Rrugës së Elbasanit, te stadiumi “Air Albania”. Pas kalimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, turma u rikthye sërish përpara Kryeministrisë.

Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke deklaruar se do të vijojnë qëndresën e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb