Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar pas incidentit të regjistruar ditën e djeshme, kur deputeti i PS Erion Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, Marsel Rupi.

Në reagimin e tyre, Reporterët pa Kufij shprehen se mbështesin gazetarin Rupi, i cili u shty dhe u ofendua nga Braçem ndërsa u përpoq ta pyeste.

Më tej ata shprehen se vënia e duarve ndaj gazetarëve është e papranueshme, ashtu si edhe fyerja e tyre për mbajtjen e pushtetit para përgjegjësisë.

Televizioni News24, ku punon gazetari, si edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, e dënuan sjelljen e deputetit, duke e cilësuar atë një akt të papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe ushtrimit të profesionit të gazetarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb