Franca nuk ia ka dalë të sigurojë finalen e tretë të Kupës së Botës radhazi, duke humbur mundësinë për të luftuar përsëri për trofeun, por edhe një premio marramendëse që kishte të caktuar nga një prej sponsorëve kryesorë të saj.

Shumë sponsorë vendosin shpesh të tilla për të siguruar firmën në kontratë dhe ato të veshmbathjeve sportive, janë më të interesuarit për ta bërë një gjë të tillë sepse suksesi i një ekipi normalisht ndikon edhe në shitjen e materialeve sportive të tij.

Për këtë arsye, kompania “Nike” kishte vendosur një premio marramendëse për Francën, duke vendosur një klauzolë që i garantonte “gjelave” 3 milionë euro nëse do të bënin të tyrin trofeun. Franca do të përfitonte 1 milion euro edhe nëse humbte finalen, por tashmë nuk do të sigurojë asgjë nga këto bonuse.

Mësohet se “Nike” nuk ka planifikuar asnjë shpërblim në kontratën mes palëve për pjesëmarrjen apo fitoren e “finales së humbësve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb