Një e re, e pranishme në protestën e 47-të, tha se nuk do të heqin dorë nga tubimet, ndërsa ia adresoi këtë mesazh klasës politike.

Ajo u shpreh se të rinjtë nuk do të largohen nga vendi dhe do të vijojnë të kërkojnë ndryshim. Sipas saj, e ardhmja e vendit varet nga qëndrimi i të rinjve. “Sot janë bashkuar të gjithë, të rinj e të reja. Studentët janë veshur me pelerinat e diplomimit dhe kanë një mesazh për të gjithë ju. Po mendoni se jemi lodhur dhe do të largohemi edhe ne.

O ju të dashur qeveritarë, klasë e kalbur politike, po jua rikujtojmë edhe një herë: ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi.

Nëse e ardhmja e Shqipërisë është në Shqipëri, pa rini nuk ka Shqipëri.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: