Një e re, pjesë e lëvizjes studentore, tha gjatë protestës së 47-të se të rinjtë janë lodhur nga largimi jashtë vendit dhe nga përsëritja e të njëjtave figura politike.

“Jemi lodhur duke bërë diploma për rrugët e Europës. Rinia është lodhur nga të njëjtat figura politike. Tani është radha jonë”, u shpreh ajo.

Në shenjë simbolike, studentët hodhën në ajër kapelet e diplomimit, duke përcjellë mesazhin e tyre për një të ardhme në Shqipëri dhe jo për largim jashtë vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: