Edhe Roma ka nisur lëvizjes e para në këtë merkato. Pas mbylljes së një sezoni pozitiv, ku verdhekuqtë arritën të siguronin pjesëmarrjen në Champions Ligë, skuadra e Gasperinit është në kërkim të një tjetër sezoni si protagonist. Nga mediat italiane mësohet se kryeqytetasi janë shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e verës. Pas dështimit të transferimit të Mason Greenwood, verdhekuqtë kanë përqendruar të gjitha përpjekjet te Crysencio Summerville. Klubi ka arritur marrëveshjen personale me sulmuesin holandez, i cili ka pranuar të ulë edhe kërkesat financiare për të veshur fanellën e Romës.
Tashmë vëmendja është zhvendosur te negociatat me West Hamin. Klubi anglez kërkon 45 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa drejtuesit romanistë synojnë ta mbyllin marrëveshjen me një shifër më të ulët.
