Kreu i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni i ftuar në programin e drekës në News 24 ka falënderuar News 24 dhe Balkan Web për transmetimin live që nga dita e parë të protestës kombëtare antiqeveritare që sot ka hyrë në ditën e 48. Ai tha se kjo media po punon për një Shqipëri demokratike dhe jo për interesa personale.

“Në emër të të gjithë të përndjekurve, të familjeve të të zhdukurve, të atyre që kanë bërë burg, falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen më të thellë News 24, BalkanWeb dhe Panorama për pasqyrimin e jashtëzakonshëm të protestës kombëtare.
Ju do të ngeleni media e së vërtetës në vend dhe Europë, do të mbeteni në histori si një media që punoi për një Shqipëri demokratike dhe jo për interesa personale si televizionet kombëtare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb