Kreu i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni i ftuar në programin e drekës në News 24 deklaroi se ai dh eish-të përndjekurit e tjerë protestojnë pasi janë të zhgënjyer nga politika 35-vjeçare që thjesht kanë qeverisur me petk demokratik edhe pse jemi shtet Stalinist.
Ai tha se politika nuk ka arritur që të ndërtojë një shtet të së drejtës as të kthejë pronat tek ish-pronarët.

Ndregjoni deklaroi se krimet e komunizmit nuk janë dënuar dhe se qeveria aktuale ka në përbërje pasardhës të atyre që dënuan dhe shkaktuan vuajtje ndaj shqipatarëve.

“Të gjithë shqiptarët kanë kaluar kalvarin e diktaturës dhe ende pas 35 vitesh nuk janë pjesë e shoqërisë shqiptare.

Ata protestojnë sepse për 35 vite klasa politike nuk i dënoi krimet e komunizmit, se u zhgënjyen në ’90, u besuan komunistëve të kthyer në antikomunistë se do të kthenin pronat, se do të dënonin krimet, do të ndërtonin shtet të së drejtës se do të kishim zhvillim tjetër në Europë dhe jo se do të rrinim 35 vite nën stalinistët që ndërtuan shtet stalinist me petk demokracie.
Janë të fyer sepse iu bashkuan një partie që e quan veten antikomuniste.
Kanë 15 vite qe drejtohen nga bij ekzekutorësh të jetëve njerëzore të ish-të përndjekurve.
Qeveria përbëhet nga bij ekzekutorësh që kanë dhënë 914 mijë vite burg, bilanc që s’e ka asnjë shtet tjetër në Europë.
Nuk kemi klasë politike që të ketë moralin të qeverisë dhe të tërhiqet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb