Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela i ftuar në News 24 ka deklaruar se “Ripërtëritja” në këtë forcë poltike ka ndodhur katërcipërisht. Ai tha se procesi ndodhi para kamerave dhe kjo bëhet në një vend ku nuk zhvillohen zgjedhje. Po ashtu Lela deklaroi se gara e vërtetë për të zgjedhurit në krye të strukturave nis tani pasi duhet të fitojnë besimin e kryetarit.
Lela u ktheu përgjigje dhe kritikëve dhe deklaroi se nuk duhet ngatërruar fakti se politkën në PD dhe frymën e përcjell Sali Berisha dhe jo Flamur Noka.

“Zgjedhjet janë të disatat në radhë që ishin live për të gjitha mediat dhe kjo i bën nder jo vëtëm PD, por edhe demokracisë në vend, këtë PD e bën me ndershmëri prej disa zgjedhjesh.
Zgjedhjet në Shqipëri kanë problematika, jetojmë në një vend ku nuk bëhen zgjedhje dhe këtë nuk e thotë PD, por disa rezoluta.
Korreshi përballë Nokës, vetëm 1 orë e 30 min para çfarë problemi ka këtu?
Kam qenë vetë pjesë e garës për Kryesinë dhe e mora vesh kur isha në sallë, sepse kështu e kishte zgjedhur kryetari i partisë formulën.
Janë dy kandidatura përballë njëra-tjetrës dhe ata po zgjidhen, ndryshe nga Rama që i emëron, këtu ka garë.
Nëse njërit kandidat do t’i jepej kohë e tjetrit jo kjo do të ishte e padrejtë. Demokratët nuk mund të ankohen për statutin që kanë votuar vetë. Gjithçka monitorohet me kamera.
Është ripërtëritur ekipi, s’duhet të hiqet kryetari që të quhet ripërtëritje. Ripërtëritja ka ndodhur katërcipërisht, nga 15 sekretariate, 13 janë për herë të parë, ka dominim të gareve dhe të rinjve.
Janë dy nënkryetarë të rinj Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti.
Gara për ata që fituan nuk ishte ditën e zgjedhjes, nis tani, përmes punës, duhet të justifikojnë besimin e kryetarit.
Noka është menaxheri i partisë, e bën më mirë se të gjithë deri tani, nuk e di nëse do të dalë dikush tjetër. Menaxhon shumë mirë punët në PD.
Ne i amalgamojmë emrin dhe profilin sepse themi që është flamuri politik, kur flamuri politik i PD është Sali Berisha. Frymën politike e përcjell Sali Berisha, e ka bërë Saliu ju ia kërkoni Flamurit. Kjo është fryma e PD”, deklaroi Lela.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb