Inspektorati i Përgjithshëm ka lançuar plaftormën sigurt.gov.al (https://sigurt.gov.al/) e cila i vjen në ndihmë qytetarëve dhe subjekteve apo bizneseve.
Në sigurt.gov.al, qytetarët mund të futen dhe të denoncojnë një sipërmarrje e cila shkel ligjin e punës, ndot mjedisin apo shkel ligje të tjera të shtetit shqiptar.

Qytetarët mund të zgjedhin vetë nëse duan të identifikohen në denoncimin që bëjnë ose të ruajn anonimatin.Po ashtu, platforma u jep mundësi edhe subjekteve, bizneseve që të mund të denoncojnë një inspector i cili nuk zbaton ligjin, rregulloren apo shkel etikën në punën e tij. Edhe në këtë rast, biznesi mund të zgjedhë të jetë anonim ose të identifikohet.
Çdo raportim pajiset me një kod unik gjurmimi, i cili mundëson ndjekjen online të statusit dhe fazave kryesore të trajtimit të rastit.

Parandalim për bizneset
Platforma ofron për bizneset checklist-a sektoriale, materiale vetëkontrolli, udhëzime praktike dhe rekomandime për reduktimin e riskut dhe përmirësimin e përputhshmërisë me standardet ligjore në inspektim.
Publikohen statistika dhe të dhëna të agreguara e të anonimizuara mbi problematikat dhe trendet, pa ekspozuar identitetet e raportuesve apo masat administrative. Platforma synon të rrisë transparencën ndaj shërbimeve publike, bashkëpunimin e qytetarëve dhe bizneseve me institucionet shtetërore, vecanërisht ato lidhur me inspektimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb