Në revoltën e 49 kundër Edi Ramës, shqiptarët shprehen të vendosur në kërkesat e tyre, largimin e Edi Ramës dhe kastës së vjetër politike. Një protestues, u shpreh se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë që tani është i humbur dhe se rinia është ajo që fitoi. Ai akuzon Ramën se ka shkatërruar vendin.
“Rama kape mesazhin. Na ke lënë pa shëndetësi, për arsim. Ke marrë fund. Për çfarë vazhdon më. Merr kohë për çfarë? Çfarë do të fshehësh…Ke marrë fund Edi Rama. Rinia fitoi, pranoje humbjen. Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje e tradhtarëve”, u shpreh një tjetër qytetar.
