Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Tepelenës ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 57-vjeçari, i cili dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike në një zonë të thellë dhe të vështirë për t’u aksesuar në kanionet e fshatit Progonat.

Operacioni, i koduar “Rrjedha”, u finalizua pas një hetimi me metoda proaktive, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të të dyshuarit. Si rezultat i ndërhyrjes policore, në vendngjarje u arrestua shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë. Sipas Policisë, ai kishte kultivuar 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të mbjella në vazo dhe të vendosura mes kanioneve të Progonatit, në një përpjekje për t’i fshehur nga kontrollet.

NJOFTIMI I POLICISE
Tepelenë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrjedha”.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari.

Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Rrjedha”.

Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në flagrancë, në thellësi të kanioneve në fshatin Progonat, në mes të të cilave kishte kultivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: