Interi dhe Çelsi janë sërish në garë për të njëjtin objektiv në merkato. Pas rastit të Xhovani Palestrës, dy klubet kanë kthyer vëmendjen te mbrojtësi anglez Xhon Stons, i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester Siti.

Zikaltërit e shohin 32-vjeçarin si një përforcim me përvojë për repartin defensiv të trajnerit Kristian Kivu, por paga e lartë e futbollistit mbetet pengesa kryesore.

Nga ana tjetër, Çelsi duket i gatshëm të përfitojë nga situata. Sipas mediave angleze, trajneri Çavi Alonso kërkon të shtojë eksperiencë në skuadër dhe Stons është një nga emrat kryesorë në listën e londinezëve. Megjithatë, ai nuk është objektivi i vetëm, pasi Çelsi po ndjek edhe Lakrua të Kristal Palas dhe Jakobo Ramón të Komo-s.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb