Egnatia do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Champions League, ku do të përballet me kampionët e Sllovenisë, Celje. Takimi do të zhvillohet në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora 21:00.

Pas paraqitjes pozitive në raundin e parë dhe kualifikimit në raundin e dytë, kampionët e Shqipërisë synojnë të hedhin një tjetër hap drejt fazës së tretë të kompeticionit, duke kërkuar një rezultat pozitiv në sfidën e parë përballë Celjes.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 29 korrik në Slloveni, ku do të përcaktohet edhe skuadra që do të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Champions League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb