Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare, e cila do të mbahet më 23 korrik, në orën 10:00.
Kjo do të jetë seanca e fundit plenare për këtë sesion.
Po të enjten protestuesit kanë njoftuar protesta para Parlamentit që siç janë shprehur do t’ju urojnë deputetëve pushime të mbara, duke qenë që është seanca e fundit pkenare që mbyll këtë sesion parlamentar.

Në fokus të punimeve do të jenë raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së këtyre institucioneve gjatë vitit 2025.

Një nga pikat kryesore është raporti për veprimtarinë e SPAK-ut për vitin 2025, ku pritet debat politik mbi punën e strukturës antikorrupsion dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Projektrezoluta për SPAK do të prezantohet nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Në seancë do të diskutohen gjithashtu raportet e Avokatit të Popullit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe do të zhvillohen interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Blendi Himçi, Bujar Leskaj dhe Erald Kapri.
Në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa akte normative dhe projektligje, mes tyre akti normativ për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, si dhe një sërë nismash ligjore që lidhen me ekonominë, shoqëritë evropiane, turizmin, Kodin Detar, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe pronësinë industrial.

Po ashtu, deputetët do të votojnë edhe për emërime në Komisionin e Prokurimit Publik, ndërsa në fund të seancës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Seanca pritet të shoqërohet me debate politike, veçanërisht gjatë shqyrtimit të raporteve të institucioneve të drejtësisë dhe SPAK-ut.
Kujtojmë se seanca e fundit u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për rendin e ditës, ku opozita refuzoi të dëgjonte raportimin e Avokatit të Popullit Endri Shabani me argumentimin se ata nuk e njohin duke qenë se u votua vetëm me votat e PS-së. Pas debateve seanca u mbyll me propozim të kreut te Grupit të PS-së Taulant Balla.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 48, datë 21.7.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 23.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

  1. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) 3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 82 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, dhe nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqet raportin Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor (jo më shumë se 10 minuta)

Pyetje (Në bazë të nenit 103, pika 7, të Rregullores së Kuvendit, pyetjet depozitohen me shkrim jo më vonë se 24 orë përpara seancës plenare) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit.

Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin, nëse kërkohet, është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta

  1. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 181 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqet raportin Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (jo më shumë se 10 minuta) Pyetje (Në bazë të nenit 103, pika 7, të Rregullores së Kuvendit, pyetjet depozitohen me shkrim jo më vonë se 24 orë përpara seancës plenare) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit. Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin, nëse kërkohet, është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta •
  2. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 164, pika 2 të Kushtetutës, nenit 31 të ligjit nr. 154/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqet raportin Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (jo më shumë se 10 minuta) Pyetje (Në bazë të nenit 103, pika 7, të Rregullores së Kuvendit, pyetjet depozitohen me shkrim jo më vonë se 24 orë përpara seancës plenare) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit.

Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin, nëse kërkohet, është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta

  • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 104 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqet raportin Prokurori i Përgjithshëm (jo më shumë se 10 minuta) Pyetje (Në bazë të nenit 103, pika 7, të Rregullores së Kuvendit, pyetjet depozitohen me shkrim jo më vonë se 24 orë përpara seancës plenare) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit. Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin, nëse kërkohet, është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta
  • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 104 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit. Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin, nëse kërkohet, është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

7 minuta 8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 63 të Kushtetutës, nenit 26 të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqet raportin Avokati i Popullit (jo më shumë se 10 minuta) Pyetje (Në bazë të nenit 103, pika 7, të Rregullores së Kuvendit, pyetjet depozitohen me shkrim jo më vonë se 24 orë përpara seancës plenare) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit. Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin, nëse kërkohet, është si vijon: • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

7 minuta 9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 204 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë me shkrim zhvillimin e debatit. Koha e debatit, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin, nëse kërkohet, është si vijon:

  • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 10.Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit) 11.Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90-95 të Rregullores së Kuvendit) 12.Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90-95 të Rregullores së Kuvendit) 13.Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe neneve 55, 57, 73 dhe 74 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

14.Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe neneve 55, 57, 73 dhe 74 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 15.Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 16.Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

17.Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 18.Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 19.Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

20.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 21.Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 78, 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 22.Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.

(Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 23.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

(Në mbështetje të nenit 78, 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

24.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 25.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile””.

(Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 26.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare””. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 27.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 28.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 29.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Për Policinë e Shtetit”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 30.Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 25, pikat 2 dhe 6, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 31.Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.

(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 25, pika 2 dhe 6, të ligjit nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 32.Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 25, pika 2 dhe 6, të ligjit nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 33.Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 25, pika 2 dhe 6, të ligjit nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 34.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb