Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula gjatë një takimi me trupat inspektuese në Gjirokastër, bëri thirrje për rritjen e vëmendjes dhe forcimin e masave institucionale gjatë sezonit turistik.

Duke e cilësuar Gjirokastrën si një destinacion elitar të turizmit shqiptar, Sula theksoi se rritja e fluksit të vizitorëve kërkon përgjegjshmëri më të lartë institucionale, dhe kontrolle të shtuara për parandalimin e rreziqeve.
“Gjirokastra është një nga destinacionet elitare të turizmit shqiptar dhe rritja e numrit të vizitorëve kërkon përgjegjshmëri më të lartë institucionale. Është e domosdoshme që strukturat inspektuese të bashkërendojnë punën e tyre dhe kontrollet të orientohen drejt parandalimit të rreziqeve, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe respektimin e standardeve ligjore,” tha ai.
Kryeinspektori Sula kërkoi respektimin rigoroz të masave të sigurisë në strukturat akomoduese, bizneset dhe objektet me interes turistik, si edhe koordinim të vazhdueshëm me emergjencat civile dhe pushtetin vendor.
“Respektimi rigoroz i standardeve të sigurisë nga zjarri në subjektet tregtare, strukturat akomoduese dhe objektet me interes turistik është një domosdoshmëri. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor është thelbësor për parandalimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e pasurisë historike e kulturore të qytetit,” deklaroi Inspektori i Përgjithshëm”, u shpreh Sula.
Kryeinspektori Sula u ndal edhe te rëndësia e mbrojtjes së mjedisit, duke kërkuar nga subjektet tregtare dhe turistike respektimin e standardeve mjedisore në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: