Duke folur për sistemin shëndetësor, gazetari Osman Stafa tha se shëndeti nuk duhet të kthehet në çështje politike, pasi sipas tij prek çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike.
Stafa ngriti edhe një herë çështjen e mungesës së pajisjeve mjekësore dhe skandalin me kërkesën e QSUT për donacione.
“Në kulmin e halleve dhe ankesave të qytetarëve QSUT ka publikuar thirrje për donacion, për të blerë 15 respiratorë, 6 defribilatorë, 6 laringoskopëve, monitorë, elektrobisturi, shiringa elektrike, EKG, mikroskopë kirurgjikalë, 13 barrela etj.
QSUT ua kërkon ndihmën qytetarëve sepse nuk kanë lekë.
QSUT ia kërkon shtetit dhe e publikon në rrjetet sociale si donacion.
Ne paguajmë një koncert 4.2 milionë euro koncertin e Kanye West kur pajisjet kushtojnë 3.4 milionë euro. Reanimacaioni qëndror ka vetëm 30 vende, ndërkohë ndërtohet hotel dhe parking në QSUT. Ky është krim kundër njerëzimit është bërë kërdia. Nëse lexon raportin e KLSH bëhesh për psikolog. Ministrja tha se pajisja për kancerin vjen në fund të vitit.
Ne nuk trajtojmë në QSUT goditjet në kokë, nuk ka trombektomi.
Te faqja zyrtare e QSUT i kanë fshirë, këto janë donacione më vete dhe tani janë fshirë.
Turp kujtdo që përdor politikë në shëndetësi, njerëzit s’duhet të flain këdo parti në pushtet.
S’ka pajisje edhe për ata të partisë. Nuk mund të bësh politikë me shëndetin, shëndeti nuk ka parti politike, sëmuren edhe të majtët, edhe të djathtët. Spitalet nuk kanë pajisje, nuk kanë medikamente, nxjerrin lista për donacione. Nuk duhet të bëhet politikë me shëndetin në Shqipëri”, tha ai.
