Ka shkuar në tre numri i efektivëve të Policisë së Shtetit të lënduar gjatë përplasjeve dhe tensioneve të regjistruara në protestën para Kuvendit.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë pësuar dëmtime gjatë përballjes me situatën e krijuar në zonën përreth Parlamentit, ku protestuesit janë përplasur me kordonin policor.
Ndërkohë, protesta vijon nën masa të forta sigurie, me prani të shtuar të forcave të policisë dhe FNSH-së. Qytetarët vijojnë thirrjet kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
