Inter Miami njoftoi se ka nënshkruar me brazilianin Casemiro. Mesfushori, pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve, vjen si lojtar i lirë dhe do të mbetet nën kontratë deri në përfundim të sezonit 2026-2027, me një mundësi zgjatjeje deri në qershor 2029.
Përveç Messit, rivalit të tij historik në shumë ‘El Clasico’, në Florida ai do të gjejë dhe Sergio Reguilon, shokun e tij të skuadrës te Reali dhe Unitedi.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe mezi pres të filloj në mënyrë që të mund ta shpërblej atë besim, jo vetëm gjatë 90 minutave të ditës së ndeshjes, por edhe çdo ditë në stërvitje. E tëra çfarë mund të them është faleminderit dhe do të jap gjithçka që kam për të shpërblyer dashurinë dhe besimin që Klubi më ka treguar”, tha Casemiro.
