Arrestohet nga Policia e Klosit një 39-vjeçar, pasi dyshohet se terrorizonte banorët e një lagjeje në fshatin Gurë.

Sipas policisë, pas njoftimit të bërë nga banorët e zonës, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e 39-vjeçarit me inicialet P.T. Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur një pushkë model 10 dhe disa fishekë.

39-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij vijojnë procedurat hetimore për veprat penale për të cilat dyshohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: