Tensione në protestën që po mbahet prej mëngjesit në zonën para Kuvendit. Policia ka larguar nga rruga e Elbasanit, përballë xhamisë së Namazgjasë, protestuesit, ndërsa këta të fundit kanë reaguar.
Në pamje shihet Dritan Goxhaj dhe aktivistë të tjerë të protestës që replikojnë me policinë, ndërsa i drejtohen kësaj të fundit që të shkojë të merret me politikanët që janë në Kuvend.
“Shkoni
merruni me ata legenat”, dëgjohet një protestues në video. Më pas protestuesit janë ngjitur të gjithë në trotuarë.
