Teksa jashtë mbahet protestë, kryeministri Edi Rama është paraqitur në seancën plenare, ku mazhoranca ka kaluar direkt në votime.
Ka qenë pikërisht Taulant Balla që ka propozuar ndërprerje të diskutimit në seancë, që të kalohej në votim.
Rama ka votuar pro këtij propozimi, ashtu si pjesa e tjetër e mazhorancës. Ndërkohë opozita ka bllokuar foltoren.
