Këtë të enjte mbahet protesta e 54-të para kryeministrisë, teksa kërkohet largimi i qeverisë Rama. Një i ri u shpreh se sot para parlamentit u pa një shfaqje e shëmtuar, ku qytetarë të thjeshtë u dhunuar nga policia, pa asnjë lloj të drejtë.
“Sot kam vërenjtur vdekjen e pjesshme të demokracisë. Kam parë dhunë të paprecedentë ndaj protestueve paqësor. Shqipëria ka nevojë për ndihmë, kam parë kriminelë. Kriminelët kishin costume e kollare që hipnin në karriet e parlamentit. Pashë policinë që kishte vendosur kordon sigurie sikur të ishim terroristë, por terroristët ishin brenda në parlament.
Krimi është bërë si tumor njësh me shtetin. Koha është që Shqipëria të bëjë një ndërhyerje kirugjikale. Koha është që krimi mos të jetë më me qeverinë. Kërkesat tona kanë qënë jetike, legjitime. Ky pushtet na ka trajtuar si terroristë por terroristët janë në parlament. Në shesh bertasim qeveri e krimit. Ne nuk do durojmë këtë dhunë, keni arrestuar gazetarë e fëmijë, keni vrarë njerëz rastësor, jeni të pashpirt dhe të pabesë, jeni zvarranikë. Ky parlament nuk është më legjitim”, tha ai.
