Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Në protestën e 54 kundër Ramës, protestuesi ka bërë thirrje që protesta të vazhdojë paqësisht duke u shprehur se e keqja Shqipërisë i vjen nga Edi Rama.

“E keqja vjen nga ata që japin urdhra. Dhe urdhrat e japin sociopati Edi Rama e Taulant Balla. Nuk ka pasur kurrë seriozitet në drejtimin e shtetit. Sot në protestën para Parlamentit dikush ka vepruar jashtë rregullave. Ne nuk pajtohemi që policia e shtetit të dhunohet me mjete të forta . Kemi nisur protestë paqësore dhe në mënyrë paqësore deri në dorëheqjen e satanit Edi Rama. Respektoi çdo polic në rrugë…Poshtë politika korruptive mafioze antishqiptare, Rroftë Shqipëria e lirë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb