Një e re në protestë ka ngritur disa problematika nga shëndetësia tek arsimi dhe tha se në spitale duhet të japësh korrupsion që mjekët të të shërbejnë. Po ashtu tha se sot janë shkelur nenet 19 dhe 2 sovraniteti dhe liria e mendimit.
Ajo po ashtu deklaroi se nëna e rriti me idenë e arsimimit, por sot po kërkon punë jashtë vendit dhe nuk mund të udhëtojë dot për të vizituar Shqipërinë pasi nuk ka para.
“Po të shkosh te mjeku duhet të paguash para si korrupsion që ata të të shërbejnë. Sot janë thyer disa nene sovraniteti dhe neni 19: liria e mendimit pa ndërhyrje.
Në fillim të protestës media nuk përconte dot protestën por ne ia dolëm.
Nëna ime na tha bëni universitetin, që të keni punë të morë, duhet të ikni jashtë që të gjeni punë. Ne nuk udhëtojmë dot ta shohim Shqipërinë.
Kërkojmë rivendosje të demokracisë dhe rivotim. Vazhdoni një protestë paqëspre dhe do t’ja dalim”, tha ajo.
