Një protestues deklaroi se ata janë aty për largimin e Ramës dhe nuk janë kundër policisë, prandaj s’duhet të ketë ndasi.
“Jemi për të vetmin qëllim largimin e Edi Ramës, do të dalim pa ndasi, pasi kështu do të jemi më të fortë. Problemi nuk qëndron te policët por te ata që na kanë shënjestruar. Prandaj duhet të jemi të gjithë bashkë kundër armikut tonë Edi Rama”, tha ai.
