Gjatë protestës së sotme para Kuvendit, aktvistja Luçiana Kokaj denoncoi atë që e cilësoi si grabitje të pronave në Vlorë. Sipas tyre, familja Kokoshaj pretendon se Këshilli Bashkiak i Vlorës ka kaluar 210 dynym tokë në administrim të Bashkisë, me synimin për t’ia kaluar më pas një subjekti privat.
Protestuesit akuzuan Bashkinë e Vlorës se nuk i njeh pronësinë familjes Kokoshaj dhe se prona po i kalon një pale të tretë, duke përmendur emrin e biznesmenit Samir Mane.
Në të njëjtën kohë, ata akuzuan Policinë e Shtetit për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe për shoqërimin e disa personave, mes tyre Elsa, Mirela dhe Jolanda, të cilat, sipas tyre, u ndaluan padrejtësisht.
Gjatë fjalës së mbajtur në protestë u hodhën akuza edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën protestuesit pretenduan se është e përfshirë në afera korruptive, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e SPAK-ut.
“Edhe nëse do të donim ta lëshonim sheshin, ata na japin motive për të protestuar. Belinda në burg!”, ishte një nga thirrjet e protestuesve.
Sot familja Kokoshaj na sjell se çfarë po bën bashkia me pronat e tij. Këshilli Bshkiak Vlorë kaloi 210 dynym tokë te Bashkia Vlorë me qëllim që t’i kalojë privatit. Bashkia thotë se nuk ja njeh pronësinë dhe i kalon tokën një të treti, ai është Samir Mane. Teksa dhunohemi para Parlamentit Bashkia Vlorë grabit pronat për t’ja dhënë oligakëve.
Policia e Shtetit sot dhunoi të gjithë qytetarët, arrestoi djemtë dhe Elsën, Mirelën dhe Jolandën padrejtësisht dhe me dhunë.
Ndërkohë që gocat shoqërohen, Belinda Balluku që akuzohet për miliona tendera të vjedhur të plaçkitu nga taksat tona sot është e lirë. Ku është SPAK drjetësia?
Edhe nëse duam të lëshojmë sheshin ata na japin motive përtë protestuar. Belinda në burg”, tha ajo.
